Deputetja Ermira Lekaj dhe çifti shqiptar-kroat, Avdulla dhe Ivona ishin të ftuar tek emisioni “vizioni i Pasdites”, për të folur rreth atmosferës në Gjermani, pas ndeshjes e cila doli barazim.
Deputetja Ermira lekaj në një lidhje skype tha se kishte një atmosferë miqësore mes kroatëve dhe shqiptarëve.
“Në Kroaci jetoj që nga vitet ’90, por zemrën e kam prapë tek Shqipëria ime. Ndeshjen e pashë në lokal, ishim disa kroat disa shqiptarë dhe atmosfera ishte pak e ndezur. Kroatët i kanë ndërprerë shkollat, punët, ishin në gaditshmëri të ndeshjes. Kroatët e kanë traditë të jenë tifozë. Ishte një pjesë e tifozëve kroat këtu që u mërzitën me golat e shqiptarëve, por ishte një atmosferë miqësore. Goli i dytë e kanë nxit atë ndjenjën tonë për të ecur para. Është një numër shumë i madh nga të gjitha shtetet kanë ardhur të mbështesin kombëtaren e tyre. Ka shumë futbollistë me famë botërore”, tha deputetja Ermira Lekaj.
Çifti shqiptar-kroat, ka treguar se si e pritën ata barazimin e ndeshjes, ku të dy ishin me skuadra të ndryshme. Avdulla, një shqiptar në mbështetje të Kombëtares dhe nga ana tjetër, Ivona, e cila ishte në mbështetje të Kroacisë.
Ivona foli dhe për vizitat në Shqipëri, ku u shpreh se shqiptarët i duken njerëz me zemër të madhe.
“Kur ishte goli i parë thashë se u shemb stadiumi, një tifozëri e bukur. Është e njëjta kulturë, e njëjta traditë me Kroacinë. Ndeshja me Italinë mu duk më agresive, ndërsa me Kroacinë ishte sikur po luanim me Vllazninë. Unë dhe Ivona kemi qenë dy herë në Shqipëri. Ivonës i ka pëlqyer shumë vendi ynë”, deklaroi Avdulla.
“Është shumë bukur sesi e mbështesni kombëtaren. Më pëlqenë shumë mikëpritja e shqiptarëve. Janë me zemër shumë të madhe”, shtoi Ivona. /vizionplus.tv