Në arrest shtëpie, por komunikon me mbështetësit, avokati tregon nëse Berisha po shkel masën e sigurisë

10 months ago 15

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet aktualisht në arrest shtëpie, por kjo nuk e ka penguar që të komunikojë me mbështetësit e tij, të cilët janë mbledhur poshtë shtëpisë së tij për disa ditë me radhë.

Për të folur për këtë çështje në emisionin “7pa5” ka qenë i ftuar avokati Kujtim Cakrani, i cili tha se masën e parë Berisha nuk e respektoi pasi nuk mund të shkelte Kushtetutën.

Lexo edhe :

Related Posts

“Neni 73 i Kushtetutës është shkelur nga SPAK, por fatkeqësisht kjo u shkel edhe nga Gjykata sepse nuk e quajtën heqje lirie faktin që ty të ndalohet të dalësh jashtë. Kjo ha një debat kushtetues.

Ai nuk iu bind masës sepse thotë unë nuk shkel Kushtetutën”, tha Cakrani.

Avokati theksoi se SPAK duhet të kërkonte autorizim nga Kuvendi që në momentin kur u vendos masa për ndalim të daljes jashtë vendit, teksa u ndal edhe te komunikimi i Berishës me ndjekësit.

Cakrani tha se një i dënuar me arrest shtëpie ka të drejtë të komunikojë në rrjetet sociale, teksa vuri në dukje se komunikimi me mbështetësit që u mblodhën poshtë shtëpisë së Berishës, nuk e shkel masën pasi nuk është komunikim i drejtpërdrejtë me një individ.

“Nuk ka asnjë dispozitë që të ndalon komunikimin në rrjetet sociale. Komunikimi do të thotë që nuk do të hyjnë persona në shtëpie. Komunikimi është fizik. Nëse merr një mikrofon dhe flet në dritare nuk është komunikim i drejtpërdrejtë me një individ të caktuar”, tha avokati. /vizionplus.tv

Read Entire Article