Në banesë nuk ka thyerje të dyerve, dyshohet për krim në familje, detaje nga vdekja e dy të moshuarve në Dropull

4 months ago 19
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

Çifti i bashkëshortëve, Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeç, janë gjetur të pajetë në banesën e tyre.

Lexo edhe :

Related Posts

Foto ilustruese

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti që çifti i të moshuarve u gjet me shenja dhune në trup.

Policia thotë se shenjat dyshohet se janë shkaktuar nga mjete të forta rrethanore.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Kjo ngre dyshimet se mund të kemi të bëjmë me një krim në familje.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Read Entire Article