Teksa është në pritje të vendimit të Apelit të Posaçëm, krybashkiaku i zgjedhuri i Himarës, Fredi Beleri bën rekurs në Gjykatën e Lartë.
Ai kundërshton regjistrimin e procedimit penal të Prokurorisë së Vlorës, që kreu hetimin ndaj tij, e që më pas u finalizua me vendimin e Gjykatës së Posaçme me dy vjet burg.
Lexo edhe :
Related Posts
Për ta mbështetur rekursin, ai pretendon se kjo Prokurori ka falsifikuar dy dokumente që provojnë pikërisht fajsinë e tij.
Konkretisht, bëhet fjalë për dy fashikuj hetimorë, dëshmia e penalitetit dhe po ashtu dokumentet e dala nga regjistri i procedimeve penale te Prokurorisë së Vlorës.
Vendimi i formës së prerë për Fredi Belerin pritet të jepet në datën 25 qershor./vizionplus.tv