Uji është thelbësor për ruajtjen e hidratimit të organizmit dhe mungesa e tij mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore.
Sasia e rekomanduar është të paktën 8 gota ujë në ditë për të mbajtur trupin të hidratuar siç duhet. Megjithatë, është e rëndësishme të mos e teproni me konsumimin e ujit nëse trupi ndjehet i mbingopur. Një këshillë që shpesh nuk merret parasysh është se uji nuk duhet pirë kur jeni në këmbë. Mënyra më e mirë për të konsumuar ujë është të jeni ulur.
Kur pini ujë ulur, ai ndihmon në shpërndarjen e tij në të gjithë organet e trupit, duke siguruar që uji të absorbohet më mirë. Nëse pini ujë kur jeni në këmbë, ai kalon shumë shpejt përmes zorrës së trashë dhe nuk ka kohë të mjaftueshme për të absorbuar elementët ushqyese që përmban. Kjo mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë ngërçe, artrit dhe dëmtim të veshkave. Përveç kësaj, është e rëndësishme të pini ujë ngadalë, në mënyrë që trupi të ketë kohë për ta përpunuar dhe për ta përdorur siç duhet.
Nëse uji pihet në mënyrën e duhur, ai ndihmon në funksionimin e mirë të sistemit të tretjes dhe në ruajtjen e balancës së lëngjeve në trup. Po ashtu, ndihmon në mbajtjen e temperaturës trupore dhe në largimin e toksinave nga organizmi. Prandaj, për të përfituar maksimalisht nga hidrati i ujit, përpiquni të ndjekni këto këshilla dhe të bëni një zakon të shëndetshëm të konsumit të ujit.