Ditën e nesërme pritet të bëhet me dije emir I drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit.
Lidhur me këtë temë u diskutua në pjesën e dytë të emisionit “Quo Vadis’ në Vizion Plus.
Gazetari Esido Barkaj bëri me dije se 3 apo 4 emra që kanë dalë më mirë në testim I janë paraqitur ministrit të Brendshëm, I cili nesër pritet t’I japë një emër kabinetit qeveritar.
“Gjatë ditës së sotme është bërë dhe piëkzimi ose dhënia e plotë e informacionit komisionit i cili përbëhet nga 3 anëtarë, të cilët një ditë më parë morën 11 kandidatët. Ata iu nënshtruan një testimi me gojë ku kanë shpalosur platformën e tyre. Një testim prej 30 minutash për secilin kandidat. Gjatë ditës së sotme komisioni ka prezantuar 3 apo 4 kandidaturat që kanë dalë më mirë te ministri i Brendshëm. Ata janë pyetur për një prezantim të punës së tyre gjatë viteve në polici dhe kanë shpalosur ambicien e tyre në drejtimin e uniformave blu, puna e përditshme që ka policia në luftën ndaj krimit. Ditën e sotme i janë prezantuar ministrit emrat. Nesër ministri do t’i përcjellë një emër kabinetit qeveritar, i cili pritet të jetë Drejtori i ri i Policisë së Shtetit”, tha Barkaj. /vizionplus.tv