E ftohtë apo e ngrohtë, e ëmbël, pa sheqer, me qumësht apo jo, kafeja konsumohet në sa e sa mënyra dhe përfitimet e saj janë po kaq të shumta. Por nëse deri më tani i keni hedhur në kosh, mbetjet e kafesë si asaj ekspres apo turkes, nuk e keni ditur sa shumë keni humbur. Më poshtë Living do të listojë të gjitha përdorimet e llumit të kafesë.
Krem celuliti
Nëse keni përdorur ndonjëherë një produkt të blerë në dyqan që ndihmon në reduktimin e celulitit, mund të keni vënë re se kafeina është përbërësi kryesor. Por nëse doni të përgatisni një krem anti-celulit vetë në shtëpi, mjafton të përzieni pak vaj me mbetjet e kafesë, për të formuar një pastë me të cilën do të fërkoni lëkurën. Përdoreni rregullisht e brenda një kohe të shkurtër do të shikoni përmirësime.
Shkëlqen flokët
Për flokët e errëta, mbetjet e kafesë mund t’u rikthejnë flokëve shkëlqimin dhe fortësinë e munguar. Para se të lani flokët me shampo, hidhni në flokë të lagur, mbetjet e kafesë që keni mbledhur për disa ditë. Aplikojeni direkt në skalp dhe masazhoni rrënjët e flokëve për disa minuta. Më pas shpëlajini normalisht e do të shikoni sa të buta e me volum do jenë flokët tuaja.
Neutralizon aromat
Mbajtja e një filxhani me mbetje kafeje në frigorifer do të ndihmojë për të neutralizuar aromat e ndryshme.
Ushqim për lulet
Llumi i kafesë mund të veprojnë si pleh shumë i mirë për lulet, pasi do u sigurojë atyre lëndët ushqyese si azoti dhe kaliumi. Përdoreni atë për të ndihmuar që bimët tuaja të rriten!
Mbron bimët nga insektet
Nëse keni probleme në kopshtin tuaj me milingona, ose kërmijtë, përhapni pak mbetje kafeje , pasi era e fortë e saj do të mbajë larg insektet nga bimët tuaja.