Nigeriani që zhvati dhjetra gra britanike ‘online’ tregon për mashtrimet në manualin e tij “Si të bësh gratë e bardha të bien në dashuri me ty” (fotot)

9 months ago 22

Një i ri nigerian i arrestuar së fundmi për dhjetra mashtrime në rrjet me gra të vetmuara britanike e amerikane, tregon stilet e manipulimit dhe ka vendosur të bashkëpunojë me agjencitë e parandalimit të zhvatjes në rrjet.

25 vjeçari Christopher Smalling, tregon se për gjashtë vjet ka gënjyer gratë për të përfituar dhjetra mijëra paundë e dollarë, teksa shton se fillimisht ndjehej në faj por pas përfitimeve financiare nuk kishte më pendesa.

“Në fillim ndjehesha keq por kur nisa të fitoj para, para të mira, nuk më bënte më përshtypje”, tha ai për rrjetin britanik Sky Neës.

Mes gënjeshtrave të tij të pacipta, ne nje rast ai i ka zhvatur një gruaje amerikane rreth $20,000, çka e kishte çuar gruan në depresion dhe kishte shkatërruar familjen e saj, shkruan DailyMail.

Smalling ka publikuar tashmë librin e tij ‘Si të bësh gratë e bardha të bien në dashuri me ty Online’ , një guidë manipulimi e ligësie me 40-faqe që supozohet të ndërgjegjësojë dhe parandalojë mashtrimin në rrjet, por që në fakt po përdoret si manual nga mashtrues të tjerë nigerianë për të zhvatur gra e njerëz naivë nga paratë e tyre të kursyera.

Emri i autorit në libër nuk shkruhet por është i hartuar si një ‘urdhëresë ushtarake’ me ton të ftohtë, kalkulues dhe i fokusuar te objektivi, duke përshkruar viktimat si “shënjestra” ndaj të cilave përdoruesit duhet të veprojnë “ftohtësisht e me efikasitet”.

Në fillim të tij thuhet: “Kur nis të bisedosh me zonja të bardha, duhet të dish se ato janë ndryshe nga gratë nigeriane”, dhe më pas nisin instruksionet për shënjestrimin e grave të bardha të dobëta, mbi 40 vjeçe.

“Ky tip grash bie në dashuri me ty menjëherë pa shumë probleme. Zgjidh ato mbi 40 vjeçe që punojnë dhe që kanë paratë e nevojshme për ty. Nëse janë të pamartuara ato kërkojnë dashuri”, thuhet në manualin e mashtrimit.

Libri sjell më tej detaje , taktika dhe skenarë të mundshme të mashtrimit, duke gënjyer gratë me një rrjet kompleks gënjeshtrash që prej bashkëveprimeve të para.

Lexuesi instruktohet të analizojë çdo informacion publik mbi objektivin si detaje personale, hobi e interesa, si faktorë për t’u shfrytëzuar në bisedë.

“Nëse i lë të flasin për veten e tyre, ato besojnë se ti kujdesesh për to dhe bien në dashuri”, thuhet në libër, ndërsa më tej jepet një listë prej 60 ‘komplimentesh’ për t’u përdorur gjatë bisedës me viktimën.

Smalling thotë se ishte arrestuar në Nigeri kur u zbulua mashtrimi i tij por nuk është ndjekur asnjëherë penalisht.

Ai punon tashmë me agjencinë ‘Social Catfish’ si konsulent për parandalimin e mashtrimeve të tilla, duke insistuar se eksperienca e hidhur me gruan amerikane e bëri të ndryshojë mendje.

Zyrtarët në Britani tregojnë se numri viktimave të mashtrimeve të tillë të moshave 55 deri në 64 vjeç ishte rritur me 49 përqind në vitin 2023.

Më shumë se kater në çdo pesë viktima të mashtrimeve thonin se ishin joshur nga gjuha e shkathët e kriminelëve, apo prej bisedave intime që kishin pasur, taktika të njëjta me ato të përshkruara në librin e Smalling./DailyMail/

Smalling ka publikuar tashmë librin e tij 'Si të bësh gratë e bardha të bien në dashuri me ty Online’ , një guidë manipulimi e ligësie me 40-faqe

Top Channel

Read Entire Article