Nisin aplikimet e bujqësisë, zv.ministri tregon procedurat që duhet të ndjekin fermerët

6 months ago 30

Skema e re e subvencioneve për bujqësinë ka hyrë në fuqi. Duke filluar nga sot fermerët kanë afër një muaj  kohë për të aplikuar, por procesi pengohet me sa duket nga mungesa e certifikatave të pronësisë për tokën.

Për këtë çështje foli sot në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, zv. ministri i bujqësisë Dhimitër Kote.

Në intervistën për gazetarin Aleksandër Furxhi, Dhimitër Kote shpjegoi hap pas hapi procedurat që duhet të ndjekin fermerët për të aplikuar për subvencione, ndërsa sqaroi  edhe problemin me mungesën e certifikatës për një pjesë të fermerëve.

Dhimitër Kote: Kjo skemë është skemë e cila deri tani kanë aplikuar rreth 10 mijë fermerë. Këtë vit mendohet të ketë një numër më të madh fermerësh nga viti i kaluar që përfituan 65 mijë fermerë me një huxhet 51 mln dollar. Mendioj se edhe këtë vit do të jetë ky buxhet siç është bërë me rialokimin. Këtë vit mendohet të përfshihen dhe të marrin subvencion  rreth 70 mijë fermerë sipas një analize që ne  kemi bërë.

A do të përfitojnë fermerët që nuk kanë çertifikatë?

Dhimitër Kote: Për sa i përket problemit të aplikimit të gjithën fermerët duhet të kenë AMTP-në, pra aktin e marrjes së tokës në pronësi, jo certifikatën e pronësisë në zonat që nuk është bërë azhonimi i tokës që  të marri certifikatën e pronësisë nga zyrat e kadastrës. Pra  AMTP është gati në 98%v të territorit të Shqiprëisë.  E dyta duhet kontrata e qirasë nëse kanë marrë tokë me qira nga fermerë të tjerë, me një kontratë të  thjetshë jo të noetrizuar dhe  të miratuar dhe të  vërtetuar në qendrat e zyrave të pushtetit local në njesitë administrative ose në bashki. Duhet nipti dhe një llogari bankare. Ata që nuk kanë niptin ma një nga këto dokumenta shkojnë në drejtorine e bujqësisë, marrin vërtetimin dhe me këtë vërtetim shkojnë te tatimet, shërbimi është  me zero kosto.

Read Entire Article