Një ditë para se të lindte,18-vjeçarja shtatzënë dhe partneri vdesin në mënyrë misterioze, gjenden pa jetë në makinë

10 months ago 39

Një grua shtatzënë dhe i dashuri i saj janë gjetur të vdekur vetëm një ditë pasi ajo do të sillte në jetë fëmijën e saj.

Çifti nga Teksasi, Savana Soto, 18 vjeç, dhe i dashuri Matthew Guerra, 22 vjeç, u zhdukën më 23 dhjetor dhe trupat e tyre u zbuluan disa ditë më vonë në makinën e tyre.

Savana kishte planifikuar lindjen më 24 dhjetor, por nuk arriti të shkonte kurrë në spital, sipas policisë së Leon Valley.

Nëna e adoleshentes, Gloria Cordova, e kishte parë për herë të fundit Savanën më 23 dhjetor dhe tha se vajza e saj ishte shumë e lumtur që do bëhej  nënë.

“Unë shkova tek banesa e saj dhe trokita, por ajo nuk ishte. Arritëm në spital. Ata thanë që ajo nuk ishte aty. Ne as nuk e dimë se çfarë ka ndodhur”, u shpreh nëna e 18-vjeçares.

Çifti u zbulua në makinën e tyre në një ndërtesë apartamentesh në San Antonio, Teksas, në një skenë të cilën oficerët e kanë quajtur “të hutuar”.

Shefi i policisë Ëilliam P. McManus tha: Detektivët tani po e shohin këtë si një vrasje të mundshme, por ne nuk e dimë me siguri. Për shkak të kompleksitetit, skenës komplekse të krimit, nuk mund të themi me siguri se çfarë ka ndodhur.

Policia po vijon hetimet për të vdekurit.

Top Channel

Read Entire Article