“Njeri pa shprehje në fytyrë”, ish-shkoku i klasës së 20-vjeçarit që qëlloi ndaj Trump: Në shkollë nuk përshtatej me të tjerët

3 months ago 44

20-vjeçari Thomas Matthew Crooks u identifikua si atentatori ndaj ish-Presidentit Donald Trump, ndërsa ky i fundit po mbante një miting në Pensilvani.

Nga të shtënat me armë të Crooks humbi jetën një ish-shef zjarrëfikësish dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa atentatori u ekzekutua nga agjentët e shërbimit sekret.

Sa i përket profilit të antentatorit, ish-shokë shkolle me të kanë deklaruar se ai bullizohej vazhdimisht gjatë kohës së studimeve.

Jason Kohler, një ish-nxënës në shkollën e mesme Bethel Park, i tha CNN se teksa ishte në të njëjtën shkollë më Crooks nuk vërente asnjëherë shprehje fytyre, as i hidhëruar e as i gëzuar.

“Kisha dëgjuar se ai ishte një djalë i zgjuar”, rikujtoi Kohler, ndërsa shtoi se incidenti ishte i pabesueshëm.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article