Gjykata e Lamias në Greqi ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim një person për veprën penale “dhunë në familje”.
Siç raportojnë mediat greke, personi në fjalë ndiqte metoda ekstreme kur vinte fjala për të ndëshkuar 4 fëmijët e partneres së tij dhe fëmijën më të vogël të familjes që çifti kanë nga martesa aktuale.
Bëhet fjalë për fëmijë të moshës nga 5 deri në 16 vjeç. Sipas aktakuzës,burri i linte pesë fëmijët pa bukë dhe pa ujë, si shenjë ndëshkimi kur ata bënin gabime.
Gjithashtu ai ka dhunuar fizikisht fëmijët e tij. Ndërkaq mësohet se ai ka kërcënuar me pushkë djalin e madh të partneres, kur ai ishte vetëm 14.5 vjeç.
Ndëshkimet ekstreme kanë ndodhur me pajtueshmërinë e nënës, shkruajnë mediat greke./vizionplus.tv/