Presidenti i SHBA Joe Biden vazhdon të kryejë detyrat e tij zyrtare ndërsa merret me simptoma të lehta të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që lidhen me diagnozën e tij me koronavirus, tha mjeku i tij të enjten, duke shtuar se shenjat vitale të presidentit mbeten normale.
Biden vazhdon trajtimin me Paxlovid, shkroi Dr. Kevin O’Connor në një letër të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti amerikan, në Nevada, në kuadër të fushatës së tij për rizgjedhjen e tij në nëntor, u konstatua se ishte i infektuar me koronavirus, siç njoftoi dje të mërkurën Shtëpia e Bardhë.
“Ndihem mirë”, u tha Biden gazetarëve teksa hipi në Air Force One, avioni presidencial, pasi dyshimet për shëndetin e tij fizik dhe mendor vazhdojnë që të mbeten motiv që demokratët dhe jo vetëm i bëjnë thirrjë që ai të tërhiqet nga gara presidenciale./vizionplus.tv