“Nuk di të vishet”, përplasje mes Rigelsës dhe Glorias: S’ke gojë ti të flasësh për mua, rritu njëherë

6 months ago 22

Thashethemet e bëra gjatë javës për veshjen e njëra tjetrës në “Ferma VIP” ka shkaktuar përplasje në Prime mes Rigelsës dhe Glorias.

Pas shfaqjes së klipit, Rigelsa ka akuzuar Glorian si një njeri që komenton veshjen e një tjetri, ndërkohë që nuk di të vishet.

Pjesë nga debati:

Rigelsa: Flet pas krahëve e para syve bën si feministe. Nuk mund të më gjykosh mua për veshjen, kur vet vishesh në mënyrë skandaloze. S’ke gojë të flasësh për mua. Fle gjumë deri në 4 të pasdites. Ju drejtohesh vajzave si të moshuara. Rritu pastaj flasim.

Gloria: Për birrë dhe cigare është dhe Elsa.

Rigelsa: Po flas për ty.

Gloria: Sa për veshjen tënde ka qenë një diskutim i gjatë.

Fjoralba: Ju lutem flisni me radhë.

Gloria: Biseda që ka nisur për Rigelsën ka qenë e gjatë, dhe unë kisha thënë që Rigelsa që për disa arsye, dhe përveçse të zihet dhe të debatojë për trupin nuk bën asgjë tjetër. Kështu debatoi me Albanon, debatoi me Robertin. Termat që i vazhdoi më pas në nerva e sipër duhet kujdes, pasi njeriu çfarë nuk flet. Kemi Elsën një artiste të madhe që rri me cigare dhe me birrë. Veshja ime shihet, shyqyr kemi sy në ballë. Nëse unë jam e paedukatë, ti trego veten.

Fjoralba: Mënyra se si visheni është individuale, nuk mundet asnjëra palë të merret me tjetrën.

Read Entire Article