“Nuk e di nëse t’i besoj lajmit”, reagon gruaja e Navalnyt: Putin duhet të mbajë përgjegjësi

8 months ago 18

“Nuk e di nëse duhet ta besoj këtë lajm të tmerrshëm apo jo”, ka thënë gruaja e Navalny.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Yulia Navalnaya tha se lajmi për vdekjen e burrit të saj deri më tani erdhi vetëm nga burime shtetërore.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ne nuk mund t’i besojmë vërtet Putinit dhe qeverisë së tij,” thotë ajo.

Më pas ajo shton se nëse lajmi për vdekjen e bashkëshortit të saj është i vërtetë, Putini dhe aleatët e tij duhet të mbajnë përgjegjësi personale për këtë dhe gjithçka që “po i bëjnë Rusisë”.

“Unë po i kërkoj të gjithëve që janë këtu të bashkohen dhe të ndihmojnë në ndëshkimin e regjimit rus,” thotë Navalnaya./vizionplus.tv

Read Entire Article