“Nuk e shes TikTok-un”, pronari i kompanisë kineze nuk bie “pre” e presionit të SHBA-ve

6 months ago 25

Kompania mëmë kineze e TikTok , ByteDance, njofton se nuk ka në plan të shesë aplikacionin, pavarësisht miratimit të legjislacionit të ri në SHBA që e detyron atë të ndërpresë lidhjet me platformën e mediave sociale nën kërcënimin e ndalimit të TikTok në SHBA.

“Njoftimet e shtypit të huaj se kompania ByteDance po konsideron të shesë TikTok nuk janë të vërteta”, bëri me dije dje kompania, shkruan BBC.

Lexo edhe :

Related Posts

Kongresi e konsideron platformën e TikTok një kërcënim të sigurisë kombëtare.

Senati miratoi të martën një projekt-ligj, të nënshkruar më pas nga presidenti amerikan Joe Biden, që detyron ByteDance të shesë TikTok brenda 12 muajve.

Në të kundërtën, aplikacioni do të bllokohet nga dyqanet online të Apple dhe Google në SHBA.

TikTok, i cili thekson se nuk ka ndarë dhe nuk synon të ndajë të dhënat e përdoruesve të tij amerikanë me qeverinë kineze, ankohet se projektligji përbën një ndalim, i cili cenon lirinë e shprehjes së përdoruesve të tij.

Rrjeti social ka qenë prej vitesh në shënjestër të Uashingtonit, i cili dyshon se përdoret nga Pekini për të spiunuar amerikanët dhe për të mbledhur të dhënat e tyre personale, si dhe për të përhapur propagandën kineze.

“Do të luftojmë në gjykata ”, tha kreu i TikTok Su Zhiqiu. TikTok është rritur në mënyrë drastike gjatë pandemisë, aktualisht 170 milionë përdorues në SHBA. Vlera e tij është vështirë të vlerësohet, veçanërisht në rast të një shitje të detyruar. Në vitin 2020, ByteDance kishte vendosur çmimin e saj në 60 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.

Atë vit, presidenti i atëhershëm i SHBA Donald Trump u përpoq, porpa sukses të detyronte kompaninë mëmë të shesë TikTok.

Meta, kompania mëmë e Instagram-it ka gjasa të jetë në gjendje të blejë aplikacionin pasi autoritetet e konkurrencës në SHBA nuk do ta lejojnë atë.

Ish-sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha në mars se donte të mblidhte një grup investitorësh për të blerë TikTok . Por çdo shitje do të përballet gjithashtu me kundërshtim nga autoritetet kineze, pasi Ministria Kineze e Tregtisë ndryshoi në vitin 2020 listën e teknologjive që i nënshtrohen kufizimeve ose ndalimeve të eksportit.

Kjo listë përfshin teknologjitë e inteligjencës artificiale (përpunimi i të dhënave) të cilat kanë kontribuar në suksesin e TikTok, ku përdoruesi e shikon videon në ekran sipas preferencave dhe kërkimeve të mëparshme./vizionplus.tv/

Read Entire Article