Nuk shfaqi asnjë shenjë pendese, çfarë u tha policëve shqiptari që vrau gruan në Greqi

4 months ago 28
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Greqi ditën e djeshme, ku 40 vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas provave të mbledhura deri më tani nga hetuesit e vrasjeve, autori i dyshuar i kishte ngritur pritë ish-bashkëshortes së tij dhe kur e pa atë duke kaluar rrugën, iu afrua dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë, më shumë se 10 herë.

Lexo edhe :

Related Posts

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre dhe ka konsumuar një sasi të madhe alkooli. Diçka që bënte edhe kur jetonte me viktimën e tij. Ai pinte dhe pastaj e rrihte. Punonjësit e policisë së zonës e kanë lokalizuar gjatë patrullimit dhe e kanë vënë në pranga.

Në momentin e arrestimit, sulmuesi i dyshuar ishte qartësisht nën efektin e alkoolit dhe nuk dukej se e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij. Më në fund ai rrëfeu vrasjen me pretendime tronditëse.

“U zgjova në mëngjes dhe shkova te vendi sepse e dija që do kalonte në orën 5.30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula pak aty dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article