Top Channel zbardh ekskluzivisht dosjen e prokurorisë pranë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për të arrestuarit e operacionit “Tempulli”, të cilët shisnin kokainë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Në dosjen me përgjimet e zbardhura nga shit-blerja e kokainës, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, persona të autorizuar nga prokuroria gjenin lehtësisht kokainë, kryesisht në orët e darkës. Njëri nga të arrestuarit, Endri Cenameri ka shitur doza kokaine, rasti i cili është dokumentuar me video dhe audio.
Më datë 25 tetor 2023, rreth orës 22:10, ne rrugën “Nazmi Rrushiti”, bazuar në autorizimin e prokurorit të çështjes, personi i autorizuar me emrin e koduar “Miri”, kryen blerjen e simuluar të një doze me lënde të dyshuar kokainë nga 37-vjeçari. Në përgjimet e zbardhura në dosje, 37-vjeçari ‘garanton’ për cilësinë e ‘mallit’.
(A Miri, B Endri)
A-Ca bone vlla…
B-Ca bohet? Ca të duhet?
A-Nji të vogël më
B-Po me
A-Ça është zerim tresh, katsh a?
B-Jo me zero, katshe
A-A ja vle o vlla
B-O lale, çke me lale, A të mori Eri në telefon
A-Po m po
B-Ne këtë e pimë vet mor burrë, ça thua?
A-Na u nxi jeta me këto me rob shpie
B-O vllai masi ta pish, do e kuptosh që nuk të kam rrejt, tashi me të bo reklamë, me të bo kshu , jo knej, jo anej
A-Po ashtu vi mrapa, ta sjell prap, ça është kjo. Q* p* ngelëm duke pi zhavorr me rob shpie
B-O vllai nuk është e keqe me rob shpie
A-Shih si është bo huna m ej
B-O lale provoje edhe do thuash nuk më paska rrejt
A-Llaf..hë pra të hongsha zemrën
B-O plako, kam pas maru punë deri dje vetë me lek …edhe i thosha ku m’boshin kështu, bjere ta pi leni llafet dhe puna sasisë bjere se duket vetë qëkur ta mor ta po se është e dukshme
Top Channel