Partia Socialiste edhe këtë herë nuk e “lëshoi” Olta Xhaçkën.
Për herë të tretë, deputetët e PS nuk zbatuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dërgimin e mandatit të deputetes së PS për verifikim. Pas një seance maratonë në Kuvend, 65 ligjvënës socialistë abstenuan, 9 kundër dhe 25 deputetët të opozitës votuan pro.
Në këto kushte, PS do i deejtohet Komisionit të Venecias, për mandatin e deputetes.
Opozita dhe mazhoranca dalën me dy raporte të ndara. Në raportin e Partisë Demokratike, Kuvendit i kërkohet të zbatojë vendimin e gjykatës kushtetuese. Ndër të tjera kryetares së Kuvendit i kërkohet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me detyrimin për të votuar “PRO” dhe të vendosë dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën kushtetuese pa vonesa.
Nga ana tjetër, mazhoranca në raportin e saj argumenton se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim, edhe pse në raport nënvizohet se do të jenë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të cilët do të vendosin vetë me votë.