Oltion Bistri “syri dhe veshi” i Pëllumb Gjokës, si u vu ish-shefi i Operacionales në shërbim të krimit: Sot kemi kontrolle, mos e hap kazinonë

9 months ago 36

SPAK i sekuestroi sot (31 janar), 1 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri, i arrestuar në korrik 2023 pas përgjimeve në aplikacionin “SKY”.

Oltion Bistri, i arrestuar më 27 korrik 2023 në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, komunikonte vazhdimisht me Pëllumb Gjokën (i arrestuar), biznesmenin që ushtronte veprimtari të lojërave të fatit në Tiranë në mënyrë të kundraligjshme.

Lexo edhe :

Related Posts

Ish-Shefi i Operacionales, i tregon sesi ka hyrë ‘mik’ që të mbante fjalën e tij dhe kazinoja e Pëllumb Gjokës mos të prekej. Ai rrëfen edhe një bisedë ku flitet për një Ardi, që dyshohet se është Ardi Veliu, që mesa duket e kishte bezdisur.

Mesazhet e dërguara nga Bistri teksa informonte Pëllumb Gjokën: 

Bistri i shkruan Gjokës: S’do as Ardi se i thashë. Bile dhe për këtë më çau k…n. I thashë e le punën e s’e heq se i kam dhënë llafin.

Pra, Oltian Bistri që drejtonte Komisariatin Nr.2 në vitin 2019, nuk donte t’i hiqte lojërat e fatit të paligjshme Pëllumb Gjokës sepse i kishte dhënë fjalën.

Në dosjen e SPAK janë bisedat në SkyECC mes biznesmenit Pellumb Gjoka i cili zhvillonte aktivitetin e lojrave të fatit dhe Oltian Bistrit, si shefi i Komisaritit të Policisë Nr.2 Tiranë.

Nga këto biseda të realizuara në periudhën kohore nga data 25.11.2019 deri më datë 28.04.2020 dyshohet se Oltian Bistri i krijon lehtësira duke përdorur mundësitë që i ofron pozicioni i punës si Shefi i Komisaritit të Policisë Nr.2 Tiranë” thuhet në dosje

Lidhur me kazinonë në Tiranë, ish Shefi i Operacionales, Oltian Bistri ka komunikuar në SKY me Pëllumb Gjokës, të cilit i raportonte se kur do të kryheshin kontrollet. Oltian Bistri duket se ishte syri dhe veshët e Pëllumb Gjokës në polici. Ai merrte vesh thuajse çdo gjë, kur bëheshin kontrollet, kur takohej Bistri e me kë, e madje kur i zhvillonin takimet.

Mesazhet e dërguara nga Bistri tek informonte Pëllumb Gjokën: 

Oltian Bistri i shkruan Pëllumb Gjokës: Nesër mos e hap. Keto dy tre ditë. Mos i thuaj njeri. Po dy tre dite. Nesër ka aksion nga operacionalja në zonën time. Të lutem mos e diskuto me asnjë se më prish punë shumë. Po mora vesh që do të vijnë aty tek ty do të them vetë. Mirë është mostë jetë hapur.

Më datë 19.02.2020 ora 22.34, Oltian Bistri i shkruan sërish Pëllumb Gjokës: Nesër në darkë mbylle ose më saktë nesër në darkë do bëhen kontrollet.

Më datë 20.02.2020 ora 00.00 Bistri-Gjokës: E di, por tani takova të madhin edhe më tha e shtymë për nesër në darke ndaj

Në orën 19.25 Bistri i shkruan Gjokës:  Ky i fundit shkruan, tani do filloj për pak, ik futu gjëkundi se si dihet, mos rri në qarkullim e fike telefonin. Po kot mo si dihet. Se di. Akoma sna i kanë sjel emrat dhe vendet. Dr tha, do e heq pikën nga lista. Jo. E din Rebua vetë ska nevojë.

Në atë kohë Rebani Jaupi ishte Drejtor i Policisë së Tiranës dhe informacionet që vinin për Pëllumb Gjokën kanë të bëjnë me një operacion të quajtur “Fati i lojrave”. Duket se Bistri sugjeron se Drejtori i policisë do ta heqë pikën e Pëllumb Gjokës nga lista e kontrolleve për lojerat e paligjshme të fatit.

Pse Oltian Bistri akuzohet për “shpërdorim detyre”?

Oltian Bistri kujdesej që aktiviteti i kundraligjshëm i lojrave të fatit të Pëllumb Gjokës të mos zbulohej si dhe ai të vijonte aktivitetin  i qetë

“Për shkak të detyrës së tij si Shef i Kom.Pol. nr.2 ai ishte përgjegjës për të luftuar kriminalitetin në zonën që mbulonte ai komisariat. Ky shtetas megjithëse ishte në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të ushtrimit të lojërave të fatit nga ana e personit nën hetim Pëllumb Gjoka nuk ndërmori asnjë veprim për të ndaluar veprimtarinë e kundërligjshme. Në kundërshtim me ligjin për policinë e shtetit si edhe në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në drejtim të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, por përkundrazi kujdesej që aktiviteti i kundërligjshëm Pëllumb Gjoka të mos zbulohej. I hetuari Bistri kujdesej që i hetuari Gjoka të ushtronte i qetë aktivitetin e paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.”/vizionplus.tv 

Read Entire Article