Opozita vijon protestat kundër kundër kryebashkiakut të Tiranës, Këlliçi: SPAK po amniston Veliajn

1 month ago 26

Opozita protestoi për më shumë se një orë para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e Erion Veliajt.  Në tubimin e 25 opozita akuzoi kryebashkiakun Veliaj për korrupsion, duke e bërë përgjegjës për inceneratorin e kryeqytetit dhe dosjen e njohur me emrin “5D”.

Ndërkohë Belind Këlliçi vuri në dukje se Tirana është e mbushur me plehra edhe pse qytetarët paguajnë çdo ditë për një incenerator që nuk ekziston.

 “Kemi paguar 132 mln euro, Tirana është qyteti më i pisët i Evropës. Qytetarët të na dërgojnë foto e video me mbeturinat që kanë pushtuar lagjet dhe zonat ku jetojnë”, tha Këlliçi.

Këlliçi sulmoi edhe SPAK-un, i cili sipas tij po amniston kryebashkiakun Veliaj.

 “Si ka mundësi që ky njeri vjedh qytetin e Tiranës dhe qëndron në zyrë ? Si ka mundësi që kryetari i opozitës për një vepër që akuzohet padrejtësisht pa asnjë provë të ndodhur 20 vite më parë, mbahet në arrest se mund të prishë provat. Ky është standardi i Altin Dumanit, por unë këtë drejtësi nuk e dua”, shtoi ai.

Prej muajit mars kur SPAK-u arrestoi disa prej drejtorëve kryesore të Erion Veliajt  me dyshimin se kishin krijuar një kompani e cilat merrte tendera në bashkinë e Tiranës dhe ujësjellësin e kryeqytetit, opozita çdo javë proteston duke kërkuar largimin  Veliajt dhe daljen e tij para drejtësisë. /vizionplus.tv

Read Entire Article