Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi shiste kokainë pranë disa dyqaneve në Cugliate Fabiasco.
Pasi vunë re lëvizjet e dyshimta të të riut, i cili rrinte rreth një lokali me sa duket pa konsumuar, por gjithmonë në qendër të interesit të vajtje-ardhjeve të blerësve të dyshuar të drogës, oficerët vendosën ta kontrollonin.
Fillimisht i riu, i cili më pas rezultoi se ishte njëzet e katër vjeçar me kombësi shqiptare dhe ilegal, nuk rezultonte të kishte me vete drogë apo ndonjë gjë të paligjshme.
Menjëherë më pas, megjithatë, u zbulua se ai kishte çelësin e një makine të parkuar aty pranë. Brenda makinës u gjetën 25 doza kokainë të gatshme për t’u shpërndarë, si dhe rreth gjashtëqind euro para të gatshme të grumbulluara falë shitjeve të mëparshme, të gjitha të sekuestruara. /vizionplus.tv