Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një magazine, në lagjen nr 5 të qytetit të Pogradecit, vetëm pak minuta më parë.
Pronari i magazinës përpos mjeteve ka lënë një bombol gazi, e cila dyshohet të ketë patur rrjedhje e me pas te këtë shpërthyer.
Pavarësisht shpërthimit të fortë, nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Zjarrfikësit ende po punojnë për izolimin e flakëve ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv