Pamje trishtuese, jeta në Gaza para dhe pas luftës ka ndryshuar 360 gradë, nga një qytet plot jetë në një “fantazëm”

6 months ago 32

Në 6 muaj sulme të Izraelit në Rripin e Gazës kanë lënë mijëra viktima, të plagosur, por edhe shumë të tjerë të pastrehë.

Dikur me një jetë normale dhe të lumtur, Gaza sot është shndërruar në një grumbull të madh rrënojash, për shkak të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet izraelite.

Mes mjerimit dhe kushteve të tmerrshme higjenike, banorët enden në Gaza duke kërkuar strehim nga operacionet ushtarake izraelite të krijuara për të eliminuar Hamasin. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot se operacionet nuk do të ndalen derisa Hamasi të eliminohet, ndaj pritet që bombardimet dhe shkatërrimet të vazhdojnë.

Në pamjet që kanë publikuar mediat e huaja, shihet qartë që Gaza, një qytet me popullsi shumë të dendur, ka pasur një jetë shumë aktive, të lumtur dhe të qetë.

Pamjet e kapura më pas tregojnë një rrugë në një zonë aty pranë ku një ndërtesë ngjitur me tjetrën është bërë rrënoja. Një burrë shihet duke ecur përgjatë një qyteti fantazmë.

Lufta filloi kur Hamasi pushtoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë më shumë se 200 pengje, sipas shifrave izraelite.

Izraeli u përgjigj duke lëshuar bombardime të pamëshirshme të enklavës, e cila ka vrarë më shumë se 33,000 njerëz, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës./vizionplus.tv

Read Entire Article