Pamjet/ Derë e blinduar, kamera, dru dhe lule në hyrje! Ja ku e mbante të mbyllur familjen e tij 35-vjeçari në Tiranë

7 months ago 30
Reklamë

Një 35-vjeçar që mbante të mbyllur në shtëpi nënën, gruan dhe fëmijën e tyre të mitur në Tiranë është vënë para drejtësisë.

Ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas dhe ishte tepër fanatik. Përmes disa pamjeve të siguruara nga Top Channel, shihet ambienti jashtë i shtëpisë, ku Jetnor Zhaboli në profesion ekonomoist, ka vendosur kamera për t’i monituoruar nëse dilnin jashtë apo jo.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kryefamiljari Jetnor Zhaboli, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

Prej fillimit te marrëdhënies ka qene xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe me shumë.

Kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari, kur nuk ishte në banesë. Kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos bënin telefonata të pa kontrolluara.

Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Këtë dhunë e përjetonte edhe nena e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe nipërit.

Top Channel

Read Entire Article