Një tjetër komandant i Hezbollahut u vra nga ushtria izraelite në një operacion mbrëmë, një ditë pasi vrau liderin Hassan Nasrallah.
Në një deklaratë të lëshuar nga IDF, ata njoftuan vrasjen e komandantit të njësisë së sigurisë parandaluese të Hezbollahut, Nabil Kauk, i cili ishte gjithashtu anëtar i Këshillit Qendror të organizatës.
Sipas zëdhënësit të IDF-së, Kauk besohet të jetë i afërt me udhëheqjen e Hezbollahut dhe ka promovuar një sërë aktesh terroriste kundër qytetarëve izraelitë, përfshirë ditët e fundit.
Në të njëjtin përditësim, bëhet e ditur se Kauk iu bashkua organizatës në vitet 1980.
Në të kaluarën, ai ishte kreu i rajonit jugor dhe nënkryetar i bordit ekzekutiv.
Kauk u shfaq shpesh në mediat libaneze, duke përfaqësuar Hezbollahun për popullatën shiite.
Më herët, agjencia shtetërore e lajmeve libaneze raportoi se 11 persona u vranë në një sulm ajror izraelit në një fshat në verilindje të Libanit sot, pa specifikuar nëse ndonjë nga të vdekurit ishte anëtarë i Hezbollahut./vizionplus.tv