PD mbledh Këshillin Kombëtar, opozita diskuton “stinën” e protestave pas burgosjes së Salianjit

1 month ago 28

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar për të miratuar nisjen e protestave në të gjithë vendin.

Mbledhja e Këshillit do të nisë në orën 18.00 dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të sqarojë pse opozita po shkon drejt radikalizimit të aksionit politik.

Lexo edhe :

Related Posts

Këshilli Kombëtar pritet të miratojë datën 6 tetor si datën e nisjes së protestave, protesta të cilat sipas opozitës nuk do te ndalojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve parlamentare.

Aksioni i opozitës me protesta në rruge pritet të shoqërohet edhe me protesta në parlament, pasi deputetët kanë vendosur që të mos lejojnë zhvillimin normal të mbledhjeve të kuvendit.

Caktimi i datës per nisjen e protestave erdhi pasi Gjykata e Apelit dënoi me nje vit burg deputetin Ervin Salianji për kallëzim të rremë.

Prej javesh opozita kishte paralajmëruar se do të radikalizonte aksionin kundër kryeministrit Edi Rama, por arrestimi i Ervin Salianjit e përshpejtoi nisjen e protestave./vizionplus.tv

Read Entire Article