Partia Demokratike ka njoftuar thirrjen e një proteste kombëtare ditën e hënë më 7 tetor. Gazetarja e Vizion Plus, Olta Blaceri ka zbardhur diskutimet brenda mbledhjes.
Në fjalën e tij kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka tha se protesta do të nisë në orën 18:00 para kryeminsitrisë dhe më pas në të gjitha rrugët.
Ndëkrohë Flamur Noka ka bërë thirrje për luftë për të mos u tërhequr më pas.
Pjesë nga diskutimi:
Edi Paloka: Protesta ishte menduar të dielën në datë 6 tetor. Do të bëhet bllokimi akseve në të gjithë Shqipërinë. U vendos që data e nisjes së aksionit opozitar të jetë 7 Tetori. Protesta do të zhvillohet në Tiranë, të hënën ora 18.00. Do nisim nga Kryeministria që është simbolika e protestës, pastaj do të lëvizim në të gjithë Tiranën.Detajet do t’i keni në momentin e duhur. Protesta jo siç i kemi bërë deri tani dhe fjalime nuk do të ketë.
Flamur Noka: Ideja e parë ka qenë bllokim aksesh ndaj ishte data 6 si fillim. Të gjithë kryetarët e degëve të angazhohen për pjesëmarrje
Takohuni me anëtarët dhe harroni komunikimet me grupet në telefon. Ne jemi në luftë.
Nuk kemi luksin te njoftohemi dhe te angazhohemi permes kesaj menyre. Nuk është serioze. Të respektojmë këdo që do të ftojmë në protestë. T’i takojmë.
Degët e Tiranës duhet të jenë në terren çdo dite. Anëtarët e Këshillit Kombëtar, deputetet në zona. Jemi në luftë, t’i përgjigjemi me disiplinë në hekurt.
Nuk ka kthim pas. Të mos e mendojë kush.
O fitore o vetem fitore.