Penalltitë do të vendosin kush do të jetë fituesi i sfidës Angli-Zvicër.
Koha e rregullt dhe koha shtesë është mbyllur në barazim 1-1.
Të parët që shënuan ishin hevetët me anë të Embolo, por anglezët nuk u dorëzuan dhe shënuan me Saka për të barazuar rezultatin.
Të dyja skuadrat patën raste, por nuk shënuan dot më shumë se një gol.
Kështu, kjo është ndeshja e dytë çerekfinale që shkon në penallti pas Francë-Portugali. /vizionplus.tv