I kërkuar për abuzim seksual me një shtetase të mitur, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçariPolicia ka vënë në pranga një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për abuzim seksual me një të mitur.
33-vjeçari u arrestua sapo arriti në Shqipëri, në Rinas.
“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një i kërkuar do të hynte në Shqipëri, nëpërmjet PKK Rinas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, kapën në hyrje, në Rinas, shtetasin E. S., 33 vjeç, banues në Çermë, Lushnjë.
Ky shtetas në vitin 2023, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur”., njofton policia.
Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në muajin gusht 2023, ku i arrestuari ka abuzuar seksualisht me të miturën./vizionplus.tv