Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në Povelcë të Fierit, në katin e parë të një pallati 3-katësh.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse dhe falë ndërhyrjes së tyre zjarri është vënë nën kontroll.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy të moshuar, të cilët kanë arritur të dalin në kohë.
Të moshuarit janë dërguar drejt spitalit të Fierit për shkak të asfiksimit nga tymi.
Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. /vizionplus.tv