Një operacion shpëtimi është organizuar nga rojet bregdetare franceze, pasi është përmbytur një varkë me të paktën 100 emigrantë.
Sipas mediave të huaja, rojet e bregdetit kanë thënë se 10 persona ishin në gjendje kritike pasi anija u rrëzua në brigjet e Francës.
Ndërsa kryetari i bashkisë së Le Portel, Olivier Barbarin, siç bëjnë me dije mediat e huaja, ka thënë se rreth 10 persona kanë pësuar arrest kardiak. /vizionplus.tv