Përplasen dy automjete në aksin rrugor Burrel-Klos, lëndohen pasagjerët! Dërgohen në komisariat shoferët

7 months ago 36
Reklamë

Dy mjete janë aksidentuar në aksin rrugor Burrel-Klos, duke lënduar pasagjeret.

Shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.H.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë dy pasagjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit.

Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

Read Entire Article