Një grup të rinjsh janë konfliktuar në qytetin e e Korçës pasditen e sotme.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen 17 në afërsi të rrrthrrotullimit të Voskopojës.
Pesë autorët e përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes, teksa janë vënë në kërkim nga ana e policisë, pasi dhunuan një 18-vjeçar me shkop bejsbolli në qytetin e Korçës.
Burime policore bëjnë me dije se sherri ka nisur fillimisht në rrjetet sociale e më pas ka agravuar në përdorimin e mjeteve të forta si shkopat e bejsbollit.
“Më datë 19.06.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasit S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të cilët lëviznin me automjetin tip “Range Rover”, dyshohet se kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me të.
Gjatë konfliktit, pesë shtetasit e lartpërmendur dyshohet se e kanë goditur me sende të forta 18-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Po nga deklarimet e 18-vjeçarit dyshohet se një prej autorëve ka patur një send, në dukje si armë zjarri.
Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policise.
Mësohet se 18-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës për t’u mjekuar për shkak të plagëve të marra por ndodhet jashte rrezikut për jetën.