Ligji i “Tatimit mbi të Ardhurat”, ku Gjyakta Kushtetuese shfuqizoi nenin për tatimin prej 15% për profesionet e lira është kthyer në një lojë ping-pongu.
6500 bizese që kanë parapaguar tatim fitimin, janë në pritje nëse qeveria do të venodosë t’i kthejë paratë e paguara.
Në përgjigjen që Gjykata Kushtuese i ka kthyer ministrisë së Financave, argumenton se vendimi i saj është i vlefshëm nga data e hyrjes në fuqi.
“Mbledhja e Gjyqtarëve vëren se për sa u takon efekteve që vendimi i Gjykatës sjell ndaj pasojave të dispozitave ligjore dhe nënligjore të shfuqizuara, neni 132, pika 2, i Kushtetutës parashikon se vendimet e Gjykatës hyjnë në fuqi ditën e publikimit në Fletoren Zyrtare dhe se Gjykata mund të urdhërojë që vendimi i saj, me të cilin ka shqyrtuar aktin, të fillojë efektet në një datë tjetër. Kurse sipas nenit 26, pikat 2 dhe 3, të ligjit nr.8577/2000, vendimet, si rregull, hyjnë në fuqi ditën e publikimit, përveçse kur është parashikuar ndryshe në këtë ligj dhe Gjykata mund të urdhërojë që vendimi i saj, me të cilin ka shqyrtuar aktin, të fillojë efektet në një datë tjetër”.
Sqarimi shtesë që ka bere gjykata kushtetuse i lë të drejtën qeverisë të vendosë se cfarë do të bëjë me 500 milion lekët e paraguara deri në qershor, para së të zyrtarizohej vendimi i Gjykatës.
“Mbledhja e Gjyqtarëve vëren se Gjykata në vendimin nr. 52/2024, ndërsa ka vendosur shfuqizimin e një pjese të dispozitave ligjore dhe nënligjore të kundërshtuara, duke dhënë edhe argumentet përkatëse për antikushtetutshmërinë e tyre, është shprehur edhe për efektet e vendimit në dispozitivin e tij përmes rregullit të përgjithshëm, sipas të cilit vendimi është përfundimtar dhe hyn në fuqi në ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Në këto kushte, Gjykata vlerëson se kërkuesi nuk gjendet në asnjë prej rasteve të parashikuara nga neni 80, pika 1, i ligjit nr. 8577/2000, për rrjedhojë kërkesa nuk mund të kalojë për shqyrtim në seancë plenare-përfundon vendimi i Gjykatës”.
Pak kohë më parë ministria e Financave i kërkoi zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese, të shprehet se çfarë do të ndodhë me detyrimet e paguara.
Por duket se Kushtetuesja i ka pasuar topin qeverisë për të marrë vendim, do të mbeten në fuqi apo do t’i kthejë paratë tek bizneset./vizionplus.tv