Plagosen me thikë dy vëllezër në Durrës

7 months ago 26

Dy vëllezër janë plagosur me thikë mbrëmjen e  sotme në Durrës. Policia bën me dije se M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Është identifikuar autori, dhe po punohet për arrestimin e tij.

Njoftimi:

Në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes  dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e  Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Read Entire Article