Greqi – Një 42-vjeçar shqiptar është shtuar në spital në gjendje të rëndë pas një aksidenti të ndodhur pasditen e djeshme në Mesohor.
Sipas medieve greke, mjeti bujqësor që drejtohej nga 42-vjeçari, u përmbys dhe përfundoi duke u përplasur me një pemë ulliri.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila ka bërë transportimin e shqiptarit.
Shkaku i aksidentit është ende nën hetim./vizionplus.tv