Plagosja e dyfishtë në Shkodër, pamje nga makina e djegur e autorëve

7 months ago 17

Efektivi i policisë, Gjergj Ndershtiqaj rreth 30 vjeç dhe kunati i tij, Gjin Nika  28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Grudë e Re.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia  gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, ka konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata ka siguruar pamjet nga djegia e makinës.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër./vizionplus.tv

Read Entire Article