“Po helmohet opinioni”, avokati për konfliktin mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë: Kush i ka publikuar ka bërë mëkat!

6 months ago 26
Reklamë

Avokati Tomë Gashi gjatë një lidhje skype në “Breaking” me Fjori Dardhën komentoi skandalin në familjen mbretërore shqiptare, mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias.

Ai e quan një mëkat të madh publikimin e videos, ku shikohet konfrontimi fizik mes tyre.

“Po helmohet opinioni, po bëjnë luftë mediale, në raportet e tyre bashkëshortore që askush nuk mund t’i zgjidhë, as Jezus Krishti, as Muhamedi as Buda, meqë kanë fëmijë të përbashkët, dhe meqë mbajnë tituj në këtë rast të princit, si është e mundur që një princ të bëjë publikime të tilla për të mbrojtur vetveten nga kush, nga opinioni? Dikush ka incizuar dhe këto kanë rrjedhur, kanë dalë, po të isha unë këshilltar nuk do të bëja deklaratë, kush i ka publikuar ka bërë mëkat, sepse ka helmuar opinionin publik.

Mediave nuk ua ndal askush që të publikojnë sepse këtë punë kanë. Princi ka pasur të drejtë të bëjë incizimin siç ka pasur të drejtë edhe ish bashkëshortja e tij, nëse ka pasur mundësi apo edhe babai i saj, por publikimi është shumë i shëmtuar, publikimi kujt po i ndihmon, po ndihmon policinë, prokurorinë për të gjetur të vërtetën? Jo, opinioni po helmohet”, tha avokati.

Top Channel

Read Entire Article