Policia aksion kundër lojërave të fatit, 5 të arrestuar në Tiranë

9 months ago 28

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 shtetas të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  7 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Në kuadër të operacionit “Shady snake” ranë në pranga shtetasit R. J., 25 vjeç, B. M., 36 vjeç, M. F., 38 vjeç, K. B., 30 vjeç, dhe Q. Sh., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Policia informon se “gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.”     

Read Entire Article