Policia kufitare e Ulqinit ka gjetur dhe sekuestruar rreth 66 kilogramë marijuanë.
Dy persona të paidentifikuar janë larguar në drejtim të Shqipërisë, raporton Vijesti.
Droga është gjetur në zonën e fshatit Sukobin, Ulqin.
“Policët e Stacionit Policor Kufitar Ulqin kanë vepruar në bazë të informacioneve operative se në zonën e fshatit Sukobin nga Republika e Shqipërisë në Mal të Zi po kontrabandohet marijuanë dhe se dy persona të panjohur me çanta të mëdha janë duke lëvizur në afërsi kufirit.
Duke përdorur një dron, punonjësit e policisë kanë pikasur dy persona, të cilët arritën të largoheshin në drejtim të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi Drejtoria e Policisë.
Policia shqiptare është në kërkim të personave të përmendur, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë./vizionplus.tv