Policia Rrugore nuk i fal shoferët e pabindur”, mbi 9 mijë gjoba në një javë

1 month ago 22

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin për javën që lamë pas. Gjatë periudhës 22 shtator-28 shtator janë arrestuar dhe proceduar 22 shoferë:

Tre persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Pesë persona drejtonin mjetin pa leje drejtimi.

Trembëdhjetë persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Një person për largim nga vendi i aksidentit.

Masat administrative:

Në total janë vendosur 9.949 masa administrative, mesatarisht 1,421 në ditë.

40 masa për xhama të zinj.

552 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

271 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

659 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

483 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

6.827 masa për qëndrim të gabuar.

550 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

20 raste për tejkalim shpejtësie.

37 raste të ndryshme

11 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja./vizionplus.tv

Read Entire Article