Prezantohet drejtori i Përkohshëm i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara

9 months ago 24

Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) Adrian Koni, Ministri i Brendshëm ka prezantuar sot Drejtorin ri të Agjencisë,  Idriz Haxhiaj. Prezantimi i tij është bërë në Ministrinë e Brendshme me prani të punonjësve të AAPSK-së.

Ai do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil”.

Haxhiaj mban aktualisht detyrën e Drejtorit të Politikave të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme./vizionplus.tv/

Read Entire Article