Programi Kombëtar i Ekipeve Sportive në Shkolla, Rama: 12 mijë nxënës do të përfshihen në disiplina të ndryshme

4 days ago 23
Reklamë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social “Facebook” lajmin se rreth 12 mijë nxënës do të përfshihen në disiplina të ndryshme sportive përgjatë vitit të ri shkollor.

Sipas Ramës, çdo shkollë është e pajisur me palestra bashkëkohore, gjë e cila ndikon në rritjen e interesit të nxënësve ndaj sporteve të ndryshme.

“Këto investime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të nxënësve që do të marrin pjesë në Program, ku vetëm këtë vit do të përfshihen rreth 12 mijë nxënës përmes disiplinave të ndryshme sportive”, shkruan Rama.

Read Entire Article