Programi qeverisës për zgjedhjet 2025, Basha: Do heqim pagesën për çdo makinë në Rrugën e Kombit

5 months ago 25

Kryetari zyrtar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka propozuar heqjen e pagesës për çdo makinë që kalon në rrugën e Kombit.

Në kuadër të programit “Shqipëria meriton më shumë” , të hartuar për zgjedhjet elektorale të 2025, Basha  është ndalur edhe te pjesa e turizmit.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndër pikat e programit është edhe heqja e pagesës për cdo makinë në Rrugën e Kombit duke maksimizuar levizjen e turistëve po ashtu Shqiptarëve të Kosovës .

Propozimet e programit të Partisë Demokratike

-Përmirësojmë rrjetet e brendshme të infrastrukturave kombëtare duke bërë të mundur ndërtimin dhe vënien në funksion të korridorit Adriatiko-Jonian pa pagesë në fund të mandatit të parë qeverisës të Partisë Demokratike

-Heqim pagesën për cdo makinë në Rrugën e Kombit duke maksimizuar levizjen e turistëve po ashtu Shqipetarëve të Kosovës e në këtë mënyrë kontribuojmë rritjen e përfitimeve ekonomike në dy anët e kufirit.

-Bëjmë të mundur rehabilitimin e aksit rrugor Shkodër-Tropojë-Kukës-Dibër-Librazhd-Përrenjas-Pogradec- Korçë-Ersekë-Leskovik-Përmet-Gjirokastër që njihet si unaza lindore kombëtare.

Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, turizmi do të njohë një zhvillim dhe hap cilësor në balancimin dhe orientimin e këtij sektori drejt turizmit të qëndrueshëm dhe kjo do të arrihet në dy prioritete madhore

-Duke fuqizuar zinxhirin e vlerës së turizmit në burime njerëzore, në ofrimin e mundësisë së punësimit por edhe kualifikimit të çdo hallke të turizmit.

-Si dhe duke rritur cilësinë dhe sasinë e produkteve të konsumit turistik, siç janë produktet bujqësore dhe blegtorale për ta mbajtur origjinal dhe për të krijuar identitetin e markës turistike Shqiptare.

-Partia Demokratike do të hap 4 shkolla profesionale me fokus turizmin ne këto qytete: Korcë, Shkodër, Berat, Gjirokastër.

-Krijimi i Fondit të Mjedisit, ku çdo e ardhur nga taksimi mbi pasojat mjedisore do të destinohet direkt për eliminimin e asaj pasoje, siç është aktualisht psh taksa mbi ndotjen që shkakton çdo litër karburant. Pra, Fondi Mjedisor do të jetë një rrjedhje transparente, lehtësisht e identifikueshme e çdo qindarke: nga burimi i të ardhurave e deri tek përdorimi në mjedis./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article