Projektligji për Policinë e Shtetit, Balla: Qytetarët sot besojnë, janë parandaluar 160 ngjarje kriminale

1 month ago 22
Reklamë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend në lidhje me projektligjin për Policinë e Shtetit.

Balla tha se vitin e fundit janë parandaluar 160 ngjarje kriminale dhe sondazhet tregojnë se besimi I qytetarëve të policia është rritur.

“Numri i jetëve të humbura në incidente rrugore është përgjysmuar. Në rast se numri i mjeteve të shtetasve të huaj është shumëfishuar me shifrën historike prej më shumë se 2.85 milionë mjete dhe që në vitin 2024 pritet të kemi një shifër prej 3.5 milionë mjete me targa të huaja që të hyjnë në Shqipëri. shtuar këtu diku te 900 mijë mjete, shkon në 4.5 milionë mjete lëvizin në rrugët e Shqipërisë dhe trendi vazhdon të jetë pozitiv me pasojë incidentet rrugore.

Mund t’ju informojë që vetëm vitin e fundit kemi 160 ngjarje kriminale të parandaluara nga policia. Policia e Shtetit ka për detyrë të parandalojë dhe në rast se nuk parandalohet, ka për detyrë që krimet të zgjidhen në kohë.

Në rast se nuk kemi përgjysmim në lidhje me krimet vendore, kjo është shoqëruar me një rivlerësim nga sondazhet. Sondazhi më i fundit tregon që në rast se 1 në 10 shqiptarë kishte dyshim te policia e shtetit, sot besojnë”, tha Balla. /vizionplus.tv

Read Entire Article