Provimi i matematikës përfundon në përplasje fizike, shoqërohen në komisariat maturantët në Vlorë

4 months ago 32

Këtë të martë dy maturantë janë konfliktuar me njëri tjetrin deri në përplasje fizike.

Pas përfundimit të provimit të matematikës në oborrin e një prej gjimnazeve të qytetit të Vlorës, dy të rinjtë janë konfliktuar më njëri tjetrin deri në përplasje fizike midis tyre me mjete të ftohta. Shkak është bërë një konflikt i castit për motive ende të paqarta.

Pas pak çastesh është njoftuar mbi situatën e ndodhur, kur u mësua se një prej të rinjve kishte dëmtime të lehta në trup.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcat operacionale janë gjendur menjëhere në ambentet e gjimnazit ku këta dy nxënës studionin.

Ata kanë bërë të mundur normalizimin e situatës dhe ndalimin e agravimit të saj, ndërkohë që një prej të rinjve është shoqëruar në komisariatin e Vlorës./vizionplus.tv

Read Entire Article