“Pse bredh, je pa burrë”, krimi në familjen Musaku në Lushnjë, çfarë i tha babai Rudinës para se ta qëllonte me armë

4 months ago 42
Reklamë

Krimi në familje tronditi qytetin e Lushnjës. Një i moshuar 82 vjeçar plagosi me armë gjahu vajzën 40 vjeçare dhe me pas i dha fund jetës së tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:15 minuta në lagjen “18 Tetori” të qytetit. Behar Musaku pas një konflikti me të bijën Rudina Musaku rrëmbeu armën, të cilën e kishte me leje dhe qëlloi drejt saj.

Pak çaste më vone me të njëjtë armë ai kreu aktin vetëvrasës. Ndërkohë vajza 40 vjeçare u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Të afërm dhe fqinje të familjes Musaku janë shprehur të tronditur për ngjarjen. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se shkak i debatit babë e bijë ishte bërë divorci i 40-vjeçares.

Të afërmit thonë se Behar Musaku, para se ta qëllonte me çifte të bijën, i ishte drejtuar me fjalët: “Pse bredh, je pa burrë, mos ik lart e poshtë!”.

Mësohet se Rudina Musaku prej dy vitesh jetonte e vetme në Tirane pasi ishte divorcuar, ndërsa fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin në Berat. Ajo kishte shkuar këtë të dielë në shtëpine e prindërve të saj në Lushnjë për t’i takuar por debati me babain agravoi duke përfunduar në një tragjedi./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article