PSG i beson Luis Enrique-s, i rinovon kontratën me klubin

4 hours ago 23

Kontrata aktuale e Luis Enrique me Paris Saint-Germain skadon në verën e vitit 2025, por përpara se çështja e rinovimit të tij të mund të shndërrohej në serial, drejtuesit e skuadrës franceze nxituan për ta mbyllur këtë çështje.

Siç raportojnë mediat franceze, presidenti i Parisit, Nasser Al Khelaifi dhe trajneri spanjoll kanë rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për dy vite dhe mbetet vetëm njoftimi zyrtar.

“Ai është një trajner fantastik. Unë mendoj se ai është më i miri. Një trajner i madh dhe një person i madh gjithashtu. Ne jemi shumë të kënaqur me të. Plani është i shkëlqyer”, tha presidenti për AS më 11 tetor dhe u sigurua të konfirmonte fjalët e tij disa ditë më vonë.

Enrique me rinovimin e kontratës kërcënon të thyejë rekordin e Laurent Blanc, i cili është trajneri më jetëgjatë në historinë e klubit që ka qëndruar në stolin e tij për një tre vjet (2013-2016). /vizionplus.tv

Read Entire Article