“Pyete nënën e fëmijëve”, gjykata vendos për personat që kërcënuan kreun e FSHF-së

2 months ago 30

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës vendosi të lërë në burg dy nga pesë personat e arrestuar për kërcënim për shkak të detyrës ndaj presidentit të FSHF Armand Duka. Seanca e drejtuar nga gjyqtari Paulin Çera ka pranuar kërkesën e prokurorisë Durrës, e cila kërkoi që shtetasit Nazmi Selmani dhe Petrit Selmani, ndërkohë që Redian Loci, Brajan Selmani dhe Santiago Selmani, u lanë të lirë.

Prokuroria përfaqësohej në këtë seancë nga prokurori Pali Deçolli. Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë shtetasi Nazmi Selmani, babai i tre futbollistëve dhe president i klubit “Ilira” të Fushë Krujës, është shprehur se Armand Dukën e ka mik dhe e njeh prej kohësh dhe se nuk e ka kërcënuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Më tej ka vazhduar se nuk e kupton pse ai e ka denoncuar në polici për kërcënim pasi njihen dhe kanë bashkëpunim prej vitesh. Pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg Nazmi Selmanin dhe Petrit Selmanin, tre të tjerët janë lënë me detyrim paraqitje.

Kujtojmë se presidenti i klubit të futbollit nga Fushë-Kruja, Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij futbollistë të këtij ekipi, Adolfin, Brajanin dhe Santiagon, si edhe me Petrit Selmanin dhe Redian Locin, pasi kanë kërcënuar me ‘sms’ kreun e FSHF-së me tekst “…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”, më pas kanë shkuar në banesën e këtij të fundit në Durrës për ta kërcënuar nga pranë. /VIZIONPLUS.TV

Read Entire Article